Pse spo kapen autorët e kokainës?
Nuk kapen e s’do të kapen. Jetojmë në kohë të tjera. Krimi është gjithmonë një hap përpara. Krimi nuk shihet lehtë me sy. Krimi është sofistikuar. Krimi ka kohë që punon me pilot automatik.
Kutia e zezë e ka faqen e bardhë.
Një mik në polici më tregonte se edhe gomeret e mushkat e transportit te kanabisit në fshatrat e jugut lëvizin me pilot automatik. Po po.
Nuk tallem:
Në shtegun për për në shtetin fqin, prin gomari lider. Në shpinë mban mallin e lidhur por mban edhe një kasetofon të ndezur. Aparati ka të regjistrua zerin e të zotit të kafshës që i thërret çdo 5 min:
Yshsh! Yshsh!
Kafsha e gjorë ecën e ecën në shtegun e ngushtë se di që ka pas të zonë. Por jo!
I zoti rri në një majë mali, e sheh karvanin që ecën. Yshsh- in e bën aparati. Drogën e çon veshgjati. Kaq është.
Ku janë autorët?
Nuk ka. Eshtë koha e IT-ve. Piloti automatik të dergon në destinacion. Nuk ka njeri në timon.