Home KRYESORE Oficerët e sigurisë në shkolla, Projekti pilot në 15 gjimnaze të Tiranës

Oficerët e sigurisë në shkolla, Projekti pilot në 15 gjimnaze të Tiranës

Në 15 gjimnaze të Tiranës prej një jave janë vendosur oficerë sigurie, të cilët mbajnë nën kontroll perimetrin brenda shkollës dhe rreth tij.

Në gjimnazin “Eqerem Çabej”, që Ministria e Arsimit zgjodhi të inspektojë, oficerja tregoi një konflikt mes dy nxënësish ishte rasti i parë që ka zgjidhur.

“Ka qenë një konflikt mes dy nxënësve që do merrte trajta më të rënda nëse nuk do trajtohej”.

Oficeri i sigurisë sipas ministres se arsimit nuk dublon psikologun, por bashkëpunon me të për të zgjidhur situatat.

Oficeri i sigurisë në shkolla është një projekt pilot i ndërmarrë nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me atë të Brendshme.

Nëse funksionon në shkollat e Tiranës do të shtrihet në shkollat e të gjithë vendit në Shtator.

Share: