Home KRYESORE Parashikimi i motit/ Fundjava plot diell, temperaturat deri në 25 gradë

Parashikimi i motit/ Fundjava plot diell, temperaturat deri në 25 gradë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga presion i lartë atmosferik i cili do të kushtëzojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave.

E Shtunë 10 Mars 2018

Dita e Shtunë dt 10 Mars moti do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,1 deri në 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore -1/17°C

Zonat e ulëta 4/22°C

Zonat bregdetare 7/21 °C

-Kosova per ditën e Shtunë dt 10 Mars moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 0°C në mëngjes deri në deri në 15°C në mesditë.

E Diel 11 Mars 2018

Edhe dita e Diel dt 11 Mars vendi yne do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në orët e mesditës. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 -10 m/sek ne bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,1 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 1/19°C

Zonat e ulëta 4/25°C

Zonat bregdetare 8/23 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari/opinion.al

Share: