Ylli Manjani ish-ministri i Drejtësisë pranon se partitë politike japin para për të bërë lobing në SHBA. Por sipas tij nuk është veç PD por edhe PS e LSI. I revoltuar shprehet se këto jane para të shpenzuara kot dhe partitë nuk i kanë parë të mira, veç sherrit.
Statusi i plotë i tij në facebook
PS, PD e LSI duhet të kuptojnë se nuk vlen asnjë cent i shpenzuar për sekserët amerikanë, që njihen si Lobbistë!
Asnjë cent!
Me aq para sa shpenzohet për lobime turlillojesh, partitë mund të paguanin shqiptarë të mençur që kanë ide e prodhojnë programe politike e qeverisëse! Mund të paguhen stafe e bëhen sondazhe e aktivitete pa fund, këtu në Shqipëri, për Shqipërinë e shqiptarët!
E papranueshme që paguhen sekserë e shkrime dashakeqëse në amerikë, për Shqipërinë e shqiptarët.
Do ti kishim paguar me qejf aq para për lobbim, nëse të paktën Amerika të na pranonte pa viza.
Por edhe lobbing edhe viza, kjo është idiotësi e pa masë e partive tona.
Lobbing për çfarë?! A mos po shtohen turistët amerikanë në Shqipëri?! Apo po shtohen Investimet Amerikane?!
Shifrat tregojnë të kundërtën.
Atëherë përse?!
E pafalshme që harxhohen para nga ekonomia jonë e varfër për të paguar amerikanë, që të na akuzojnë për propagandë se qenkemi edhe rusë.
Kulmi! Kësaj i thotë të blesh qeder me paret e tua!
E gjitha kjo për të shmangur vemendjen nga trafiku qeveritar i drogës; grabitjet e ngjarjet kriminale të përditshme; nga koncensionet shkatërrimtare të ekonomisë e nga korrupsioni galopant në vend.
Harxhohen para për propagandë dhe anti propagandë.
Në fund fitojnë sekserët (lobbistë), por qartësisht humbet Shqipëria.
Kjo është politika!
Turp!