Home KRYESORE Petrit Vasili i kujton luften e klasave kryeministrit Rama

Petrit Vasili i kujton luften e klasave kryeministrit Rama

Nga Petrit Vasili

Neni 24/2 i kryeministrit dhe lufta e klasave ne administraten publike.

Administrata publike eshte kthyer perfundimisht ne nje corbe te prishur qe ka eren e rende te perpsekutimit partiak dhe paaftesise se tmerrshme profesionale.

Sharlatanizmi ia ka zene vendin profesionalizmit dhe diplomes ja ka zene vene tesera e partise se rilindjes.

Qindra e qindra punonjes debohen nga administrata pa asnje arsye thjesht dhe vetem me urdhera partie deputetesh te qeverise apo militantesh gjithfaresh.

Ligji i sherbimit civil eshte shkelur e shqyer eshte zevendesuar me nenin 24/2 dhe eshte bere perfundimisht nje grumbull fjalesh,qe kuterbojne e qe kryeministri e ka hedhur ne plehra.

Kete e konfirmon qarte raporti tranparent i komisionerit te sherbimit civil ku me shume se nje e treta e punonjesve emerohen ne shkelje te ligjit.

Nje lufte e re klasash eshte instaluar ne administrate dhe cdo punonjes pret me tmerr se kur do ta therrase drejtori perkates i rilindjes per ta perzene nga puna.

Nga nxitimi histerik per te hequr sa me shume njerez, kryeministri ka vene edhe drejtore,qe po vete i ka hequr pas pak javesh duke e shnderruar ligjin ne nje pece kembesh.

Administrata publike po perjeton ditet e saj me te errta njesoj si atehere kur pas vitit 1992 me nenin famekeq 24/1 u hoqen mijra profesioniste nga puna, sot kryeministri me veprimet e tij te zeza ka instaluar nenin e ri 24/2 per te persekutuar dhe gllaberuar administraten publike dhe per ta transformuar ate ne nje komitet partie te neveritshem, qe po prodhon nje qeverisje te peshtire te paaftesh dhe qe prodhon mosqeverisje dhe kriza te njepasnjeshme qe bien perdite mbi shqiptaret.

Nga nje kryeminister shkollepaket dhe qe urren specialistet e profesionistet vetem kete munnd te presesh.Qeverisja dhe haremi perjashtojne njera tjetren

Share: