Çmendu duke qeshur
lejo që magjia e kësaj toke,
të thurë kurorë për shpirtin tënd.
Ndjehu gjallë
zot i vetvetes
tek dëgjon tinguj
orakujsh.
Beso
që e liga
nuk triumfon,
ashtu siç
nuk ekziston
as vdekja.
Ne jemi kalimtar
të veshur
me lëkurë
njerëzore.
Zjarr yjesh
jemi ne.