Raportohet se eshtë arrestuar babai që rrahu dhe kërcënoi me thikë trajnerin e moshave të reja të ekipit të Tiranës, Migen Memelli.
Përmes një njoftimi për mediat, policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50 tek fusha e sportit “Skënder Halili”, në Qytetin e Nxënësve. 47 vjecari Abdyl Çeku është konfliktuar duke e goditur me grusht, trajnerin e ekipit “U-16”, Migen Memelli, për shak se djalin e tij nuk e ka përfshirë në lojë.
Personat në vendin e ngjarjes, thanë se babai i revoltuar i ka nxjerrë thikën trajnerit duke e kërcënuar me fjalët: “Të pres fytin”.