Home KRYESORE Pompeo, si pritet të ndryshojë politika e jashtme e SHBA-ve

Pompeo, si pritet të ndryshojë politika e jashtme e SHBA-ve

Nga Michael R. Gordon dhe Nancy A. Youssef

Sekretari i Shtetit, i sapoemëruari Mike Pompeo ka një lidhje të fortë me presidentin DonaldTrump dhe kjo do të thotë që ai mund të ketë një autoritet më të madh ndërsa flet për politikën e jashtme të SHBA duke përfshirë edhe çështje të nxehta si Koreja e Veriut dhe Irani.

Megjithëse një pozicion me rëndësi dhe që duhet të ketë mbështetje sekretarit RexTillerson i mungonte një besim i tillë, ndërkohë që kreu aktual i CIA ndan shumë mendime të ngjashme me Presidentin, u shprehën disa burime zyrtare.
Pompeo njihet si një person skeptik mbi qëllimet e Koresë së Veriut dhe ai do të kërkojë që të shohë me kujdes të gjithë negociimet që do të bëhen me Pyongyan nëse Presidenti Trump do të takohet me diktatorin Kim Jon Un, takim që përflitet të kryhet në fillim të Majit.

Ai njihet gjithashtu edhe si një kritik i flaktë i marrëveshjes nukleare me Iranin, por gjithsesi konfirmimi i tij nga senati është thuajse i sigurtë, kështu qëPompeo do të duhet të angazhohet edhe me marrëveshjen me Iranin për të cilën Presidenti Trump ka vendosur vetë datën e përfundimit, që është 12 Maj.

Administrata Trump është përpjekur që të bindë vendet e Europës që të forcojnë termat e marrëveshjes dhe të kërcënojë me largim prej saj në rast të kundërt.

Çdo çështje e përmendur më sipër ka implikime për marrëdhëniet e SHBA me aleatët e saj të afërt dhe gjithashtu për ambiciet e saj për të sunduar garën nukleare në raport me kundërshtarët. Së bashku ato do të duan tëriformatojnë axhendën e sigurisë kombëtare të SHBA.

“Ky ndryshim vjen në një moment kritik, pikërisht atëherë kur Shtëpia e Bardhë duhet të vendosë nëse do të mbajë në këmbë marrëveshjen me Iranin ndërkohë që nisin dialogun diplomatik me Korenë e Veriut” u shpreh GarySamore i Belfer Center for Science and International Security në Harvard University. “Nga njëra anë është pozitive që në krye të DASH vjen një person që presidenti ka më shumë besim. Nëse ato nuk janë të kujdesshëm, mund të kenë dy goditje simultane që mund t’i zmbrapsin së bashku”, tha ai.

Lindur në Orange, Californi, në 1963, Pompeo ka origjinë italiane. Një-ish oficer i ushtrisë që është nderuar me titullin oficer i parë në West Point ka shërbyer në misionet e vitit 1991 në Gjirin Persik përpara se të fitonte mundësinë për të nisur shkollimin edhe në Universitetin e Ligjit nëHarvard dhe më pas të angazhohej në politikë, duke e bërë backgroundin e Pompeos të ndryshëm nga i Tillerson. Ky i fundit qe një ish-inxhinier që për shkak meritokracie u ngrit në krye të ekzekutivit të Exxon Mobile Corp.

Mike Pompeo u bë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2010 si fryt i lëvizjes “TeaParty”. Senati e konfirmoi atë si drejtor të CIA me një votim 66-32 tre ditë pas hyrjes sëTrump në Shtëpinë e Bardhë.

Votimi i tij si Sekretar i Shtetit mendohet të kalojë ndonjë shqyrtim më të imtësishëm sa i takon marrëveshjes me Iranin, Korenë e Veriut, luftën në Siri dhe ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet e SHBA.

Ai gjithashtu mund të pyetet se si planifikon të rigjenerojë moralin e DASH pas mungesave të mëdha në emërime dhe me një buxhet të shkurtuar.

Me të gjitha gjasat, sfida më e vështirë e tij është ajo e Koresë së Veriut. Analistët e inteligjencës në SHBA janë shprehur se diktatori Kim nuk ka gjasa të negociojë arsenalin e tij nuklear. Gjithsesi lëvizja e Pompeosnë krye të DASH do të sjellë rryma të reja dhe një frymë të re në raportet me Korenë e Veriut kështu që lideri i saj të cedojë tek armët bërthamore.

Pompeo u shpreh të dielën se kohët e fundit ai ka rilexuar dosjen e CIA-s mbi bisedimet me Korenë e Veriut dhe ka kritikuar administratat e mëparshme të cilat kanë “mbyllur gojën” ndërkohë që Pyongyan ka zhvilluar një program të tillë nuklear. Ai gjithashtu u zotua se do të mbante nën presion Korenë e Veriut nëse negociatat janë në rrugë e sipër.

Sa i takon Iranit, sekretari i ri i emëruar nga Trump duket se është në linjë me këtë të fundit duke e kritikuar marrëveshjen e administratës Obama dhe fuqive të tjera botërore me Iranin.

Disa ekspertë sugjerojnë se përgjegjësitë e reja të Pompeos mund të mbajnë nën kontroll qasjet e tij ndaj aleatëve duke shpresuar se ai do të përpiqet të ndërtojë marrëdhënie të mira. BrianHook, drejtori i departamentit të planifikimit politik në DASH, ka programuar një takim të premten në Vjenë në të cilin do të ri shohë implementimin e marrëveshjes nukleare me Iranin dhe pritet që të ketë konsultime me kundërpalën europiane. Por mbetet ende e paqartë nëse atij do t’i kërkohet të qendrojë apo jo.

“Instiktet e [Pompeos] janë të ngjashme me të Trump” u shpreh Dennis B. Ross, që ka shërbyer në shumë prej administratave republikane apo demokrate. “Por tanimë që do të jetë Sekretar i Shtetit do të jetë më i përqëndruar në marrëdhëniet me aleatët.”

Si një drejtor i CIA, Mike Pompeo është takuar rregullisht me Trump për informimin e tij të përditshëm. I ka shpjeguar këtij të fundit vendimet dhe me sa kuptohet Trump dhe Pompeo “janë në të njëjtën valë”.

“Si drejtor i CIA, Mike ka mundur të krijojë kontakte në gjithë botën dhe ka arritur që përmes politikave të forta të mund të mbrojë atdheun tonë”, u shpreh senatori republikan Lindsey Graham. “Askush nuk arrin të kuptojë më mirë se ai rrezikun që na kanoset prej Koresë së Veriut dhe Iranit.”

Në shqip: Desada Metaj-Opinion.al

*Artikulli ne origjinal: https://www.wsj.com/articles/trump-by-firing-head-diplomat-recasts-u-s-foreign-policy-1520967995

Share: