Home Gjeo-Ekonomia Portofoli i shqiptarëve është më i zbrazëti në rajon

Portofoli i shqiptarëve është më i zbrazëti në rajon

E ndërkohë që projeksionet tregojnë një situatë ku Shqipëria është e para në rajon, realiteti flet ndryshe, duke i vendosur shqiptarët në vend të fundit kur bëhet fjalë për ekonominë reale, pra Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë dhe pagat. Edhe këto të dhëna janë publikuar nga Instituti i Vienës për studime ekonomike dhe tregojnë se sa larg është realisht një vend nga Austria, e marrë si ekonomia referencë në këtë rast. Kur bëhet fjalë për PBB për frymë, në Shqipëri ky indikator është sa 1 e katërta e Austrisë.

Më keq se shqiptarët e Shqipërisë janë vetëm ata të Kosovës në këtë drejtim dhe ukrainasit. Por ekonomia e Ukrainës është zhytur thellë në recesion pas konfliktit të fundit në vend, bën me dije “scan”. Sa i përket pagave ndërkohë, shqiptarët e Shqipërisë zbresin në vend të parafundit, më mirë vetëm se ukrainasit.

Pagat në vendin tonë vlerësohen sa 30% e austriakëve, thotë Instituti i Vienës për Studime Ekonomike. Serbia, Maqedonia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi, janë të katërta më mirë se Shqipëria në drejtim të ekonomisë reale, asaj familjare, paçka se projeksionet dhe vlerësimet e fundit makroekonomike, po të Institutit të Vienës, tregojnë se Shqipëria i ka lënë pas në 2017 këto vende dhe do të vijojë ti lërë pas në tre vitet e ardhshme.

Burimi: TV SCAN

Share: