Home KRYESORE Prononcimi për median i Presidentit Meta per plotguqishmeri dhene Bushatit

Prononcimi për median i Presidentit Meta per plotguqishmeri dhene Bushatit

Prononcimi për median i Presidentit Meta

Z. President, lidhur me plotfuqishmërinë, ajo që u vu re në njoftimin për shtyp ishte fakti që Ju i kërkoni Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo tregon që në informacionin e ardhur nuk është, le të themi, plotësisht i zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, apo është një parantezë që Ju i bëni që të jenë të kujdesshëm?

Presidenti Meta: Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm për të patur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese, por edhe tekniko-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje të drejtë me Greqinë.

A i përmbushi të gjitha kërkesat Tuaja Ministri Bushati?

Presidenti Meta: Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces tashmë, do të thoja, mjaft solid nga pikëpamja kushtetuese, por dhe tekniko-ligjore.

U shtua një tjetër negociator. Nuk i përmbushte ai grup pritshmëritë? Duhet të ishte që në fillim, sipas Jush, pjesë e stafit?

Presidenti Meta: Ka qenë një propozim shumë pozitiv edhe mjaft i mirëpritur dhe nga ana ime për arsye sepse është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare, por dhe me mjaft eksperiencë për raste te tilla. Faleminderit!

Share: