Home KRYESORE Protesta në Kukës, reagon Kryemadhi: Revolta, fundi i çdo regjimi

Protesta në Kukës, reagon Kryemadhi: Revolta, fundi i çdo regjimi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një statusi në Fb, pas protestave sot në rrugën e Kombit, ku banorët e Kukësit dogjën kabinat dhe dëmtuan trarin e vendosur për pagesën e faturës mbi përdorimin e kësaj rruge.

Kryemadhi e ka konsideruar këtë revoltë, si shenjë fillimit të e fundit për një qeveri që ka humbur besimin.

Postimi i Kryemadhit

Sot qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm.

Ata që kanë humbur besimin te drejtimi i qeverisë, tek ekonomia që po shkatërrohet sepse Edi Rama do të kënaqë orekset e oligarkëve, sot janë shumica dhe me të fortë se kurrë.

Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit.

Share: