Për të mbuluar paaftesinë e tij, Edi Rama del çdo ditë me orë të tëra në ekranet e “kazanit” për ti shitur shqiptarët si dembelë, të paaftë, një tufë delesh siç i quan rëndom.
Por në fakt shqiptarët e braktisur nga Edi Rama po sakrifikojnë çdo ditë jetën e tyre për të siguruar bukë n e fëmijëve.
Rasti më i fundit është 64 vjeçari Enver Koçi, minatori pensionist që humbi jetën në galeritë e nëntokës në Bulqizë.
Në mënyrë kriminale është tentuar fshehja e kësaj ngjarje të ndodhur mesditën e të dieles nga autoritetet lokale.
Ngjarja ka ndodhur në një minierë fantazëm në qytetin e Bulqizës, i cili prej vitesh është kthyer në një fushë-beteje të përplasjes së bandave të kromit, të cilat sfidojnë narkoshtetin e Edi Ramës sepse bandat punojnë me bekimin e tij.
Për më tepër a ka kjo minierë leje apo dokumente të tjera zyrtare?
A shfrytëzohet ajo nga të afërm të drejtuesve socialistë në këtë qytet dhe gëzon status të veçantë mbrojtjeje?
Inspektoriati Shtetëror i Punës është inekzistent përballë incidenteve që po marrin jetë njerëzish në minierat shqiptare, ku kushtet vijojnë të jenë si në mesjetë. Në një shtet normal siç duhej të ishte dhe ky i yni, është e pakonceptueshme se si një minator 64 vjeçar vijon të jetë punëtor aktiv në të zezë dhe duke punuar në kushte çnjerëzore. Ky është një krim i rëndë dhe i takon Prokurorisë së Dibrës të vihet urgjent në lëvizje pasi përpara ligjit duhet të jene të gjithë barabartë.
Minierat shqiptare gjatë qeverisjes së “Rilindjes” janë kthyer në një makth për banorët e zonës se Bulqizës. Djersa dhe mundi i tyre pasurojnë elementë të lidhur më krimin dhe politikanë që i mbrojnë nga tatimet dhe nga ligji. Bandat e kromit në Bulqizë e sfidojnë hapur shtetin e rrënuar të Edi Ramës.
Nga 2013 e deri më tani kanë humbur jetën 10 minatorë, kryesisht për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike. Ndërkohë numri i atyre që kanë mbetur të plagosur është shumë herë me i madh.
Punë ka thotë Edi Rama! Por punë ka o në arat e kanabisit, ose në minierat fantazëm të bandave të kromit.
Ky është realiteti i punës së “Rilindjes”. Kjo është një fatkeqësi kombëtare.