Home KRYESORE “Do qëlloja dhe vetë me snajper Ramën në 21 Janar”, reagon zv.ministri...

“Do qëlloja dhe vetë me snajper Ramën në 21 Janar”, reagon zv.ministri Petro Koci

Pak orë pas deklaratës së fortë që bëri ish kryeministri Sali Berisha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ku tha se në 21 Janar, gjatë protestës së opozitës, mund të qëllonte me snajper edhe gishti i tij, ka ardhur reagimi i parë nga mazhoranca.

Eshtë zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi i cili në një status në rrjetet sociale, thotë: “Berisha eshte nje vrases gjakftohte i demokracise ne Shqiperi. Keshtuqe per te vrare njerez e ka me te lehte”.

STATUSI I PLOTE I PETRO KOCIT

petro koci

Berisha: Do ta qelloja dhe vete me snaiper Edi Ramen ne 21 Janar.
Petro Koci: Berisha eshte nje vrases gjakftohte i demokracise ne Shqiperi. Keshtuqe per te vrare njerez e ka me te lehte.
Eshte formuar ne shkollen ” Ne njeren dore kazmen , ne tjetren pushken”, pra shkaterro dhe vra!
Me kete deponim publik ka pranuar se urdherin per te qelluar mbi demostruesit e paarmatosur ne 21 Janar e ka dhene ai vete.

CFARE THA BERISHA MBREME

“Nuk kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës”.

Share: