Home KRYESORE Qentë romantikë… Nga Roberto Bollano

Qentë romantikë… Nga Roberto Bollano

Përktheu: Elona Caslli

Atëherë, isha 20 vjeç
dhe isha i çmendur.
Kisha humbur një vend,
por kisha fituar një ëndërr.
Dhe po të kisha ëndrrën,
të tjerat nuk kishin rëndësi.
As puna, as lutja,
as studimi netëve,
bashkë me qentë romantikë.
Dhe ëndrra jetonte në boshllëkun e shpirtit tim.
Një shtëpi druri
në gjysmerrësirë,
në një nga mushkëritë e tropikut.
Dhe ndonjëherë kthehesha në brendinë time,
dhe i bëja vizitë ëndrrës; statujë e përjetësuar
në mendime të lëngshme,
një krimb i bardhë
që përdridhet në dashuri.
Një dashuri që derdhet.
Një ëndërr brenda një ëndrre tjetër.
Dhe makthi më thoshte: Do të rritesh.
Do t’i lësh pas imazhet e dhimbjes dhe të labirintit
dhe do të harrosh.
Por, do të kish qenë krim, po të rritesha atëherë.
Jam këtu, thashë, atëherë.
Jam me qentë romantikë
dhe këtu dua të rri.

Share: