Home KRYESORE Rovena Stefës nuk i del inati me Elhaida Danin

Rovena Stefës nuk i del inati me Elhaida Danin

Vitin që lamë pas, Rovena Stefa nuk ia doli të ishte pjesw e finales në festivalin “Kënga Magjike”, kjo për shkak të votimit të kolegëve të saj.

Menjëherë pas votimeve, Rovena postoi në Instagram këngët që ajo kishte votuar maksimalisht, ndërkohë pas finales tregoi se këngëtare si Elhaida Dani i kishin dhënë 0 pikë.

Rovena Stefa ishte e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës dhe sigurisht u pyet edhe për Elhaidën nëse i mban inat akoma apo jo.

“Ndoshta do të takohemi përsëri kur të bëhet ndonjë festival këtu sepse ajo nuk vjen nëpër koncerte, kështu edhe unë nuk shkoj në mbrëmjet e saj të mëdha. Mund të vijë edhe të më puthë prapë përpara dhe të më thotë sa bukur kë kënduar dhe të më vlerësojë prapë 0”, – tregoi Rovena me ironi.

“Përpara Këngës Magjike, ishim ulur po pinim kafe pas provave… ua sa bukur Rovena, sa bukur performanca, ishte e jashtëzakonshme e më përqafoi. Vetëm kur pashë që më dha 0 pikë. Uau thashë, hipokrizi e bukur. Prandaj këta kalonkan se këtë bëjnë!”, – ka rrëfyer këngëtarja e njohur.

Share: