Home KRYESORE “Rrezik për gjithë botën”, Obama flet për kërcënimin e madh:

“Rrezik për gjithë botën”, Obama flet për kërcënimin e madh:

Ish presidenti amerikan Barack Obama potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të aleancës SHBA-Japoni dhe bashkësisë ndërkombëtare kundër kërcënimit të Koresë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Kyodo njofton se gjatë vizitës së tij në Azi dhe Paqësor, Obama mori pjesë në forumin ndërkombëtar në Tokio, duke thënë se Koreja e Veriut përbën një kërcënim serioz.

“Pheniani ka vazhduar në mënyrë konstante të zhvillojë armë bërthamore. Kim Jong-un nuk heziton të flasë për qëllimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të armëve bërthamore dhe sistemit për lançimin e raketave të cilët nuk përbëjnë rrezik vetëm për rajonin, por edhe për botën”, tha Obama.

Ai është i mendimit se do të ishte ideale që kërcënimi verikorean të shmanget me mjete paqësore. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit Japoni-SHBA me Korenë e Jugut dhe Kinën për të mbajtur nën presion Phenianin.

“Deri tani nuk kemi parë ndonjë përparim të rëndësishëm që ne dëshirojmë, por mendoj se ajo që është e rëndësishme është të kuptuarit se asnjë vend nuk mund ta zgjidhë individualisht këtë problem, ashtu siç mund ta bëjmë së bashku”, tha Obama.

Pas forumit, Obama u takua me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

360grade.al

Share: