Moska zyrtare ka reaguar ndaj deklaratës së zyrtarit amerikan Wess Mitchell i cili në Beograd ka thënë se Kosova ka të drejtë në krijimin e Ushtrisë së vet dhe se askush nuk duhet të vërë veto në to.
“Krijimi i Ushtrisë së Kosovës do ta ashpërsonte edhe më shumë situatën edhe ashtu të tendosur”, ka vlerësuar zëdhënësja Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Маria Zaharova, transmeton Koha.net.
“Formimi Ushtrisë i Kosovës, mënyra se si po bëhet ajo dhe qëllimet që u vunë kur u copëtua Serbia dhe kur u nda territori i një shteti sovran, mënyra se si në planin informativ e politik është forcuar ky formacion i ri dhe e gjithë ajo që e ka sjellë atë, do të jetë edhe një faktor jo stabiliteti në kontinentin europian“, ka thënë se Zaharov për për sputnjik duke shtuar se Rusia këtë e ka përsëritur shumë herë.