Home KRYESORE Sali Berisha flet për partinë e re që mund të krijojnë Patozi...

Sali Berisha flet për partinë e re që mund të krijojnë Patozi dhe Bode

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës mbi mundësinë e krijimit të një partie të re nga ish-bashkëpunëtorë të tij si Astrit Patozi dhe Ridvan Bode.

“Nuk mund të them asgjë më shumë sesa ajo që kam thënë: e konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme që PD të bashkojë rreth vetes demokratët nga vitet 1990 deri më sot. Në të gjithë vlerësimin tim dy janë rrugët më kryesore për t’u përballur së pari bashkimi i të gjithë demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre dhe së dyti tërheqja e rinisë me vete” – tha Berisha i cili theksoi se nuk ka mundësi që ai të rikthehet në poste drejtuese.

“I vetmi njeri që nuk mund të shkelë mbi veten e tij, jam unë. Unë nuk marr asnjëherë vendime në nxitim, por ky është vendimi që e kam mbajtur më gjatë në veten time”, – tha Berisha.

Share: