Home KRYESORE Shkodër/ Një i ri në gjendje të rëndë, ushtria e dërgon në...

Shkodër/ Një i ri në gjendje të rëndë, ushtria e dërgon në spital

Një i ri shfaqi probleme shëndetësore sot në Dajç të Shkodrës, aty ku me dhjetëra shtëpi e qindra hektarë tokë janë të përmbytura prej 3 javësh. Situata mbetet kritike në shumë fshatra të këtij qarku, ndërsa rrugët kalohen vetem me gomone dhe me mjetet e rënda të ushtrisë.

Sot një 27 vjeçar raportohet se ka patur bllokim të frymëmarrjes (insuficence respiratore), ndaj është dashur ndërhyrja e forcave të armatosura për ta transportuar në spitalin e Shkodrës.

 

Share: