Nga Genc Mlloja
“Unë personalisht besoj që kontakti njerëzor, kontaktet nëpërmjet veprimtarive të tilla si konferenca e sotme mbi Naim Frashërin, vetëm i shërbejnë bashkekzistencës së popujve, paqes midis popujve dhe në mënyrë direkte ose indirekte edhe bashkëpunimit në fusha të tjera përfshirë edhe atë ekonomik dhe në këtë kuptim duhet t’i shikojmë mundësitë për bashkëpunim”, that ish Presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani në Teheran.
Z. Meidani, i cili është gjithashtu profesor i shquar dhe anëtar i lartë i Akademisë së shkencave të Shqipërisë, ishte në Iran me disa akademikë të tjerë nga Shqipëria, Kosovo dhe Maqedonia sëbashku me studjues shkencorë iranianë në Simpoziumin me temë “Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit”, që u mbajt nga 5 deri më 6 mars të këtij viti në Teheran.
Naim Frashëri (25 mars 1846 – 20 tetor 1900) është një ndër patriotët më të shquar i lëvizjes kombëtare shqipëtare për pavarësi nga Perandoria Otomane. Ai konsiderëohet gjërësisht si poetkombëtar i Shqipërisë dhe mbi të gjitha fryma e Rilindjes Shqipëtare ka gjetur frymën e saj në veprat e poetit. Naimi Frashëri mori mësimë privatë për gjuhën persishte nga Bektashi vendas dhe tregoi interes per Bektashizmin dhe poezinë persiane. Ai është autor i 22 veprave.
“Naim Frashëri është për Shqipëtarët si Hafezi, Saadiu, Kajami dhe Molana për iranianët. Në shekullin e 19, gjuha dhe kultura perse ishin gjërësisht të përhapura ndërmjet shqipëtarëve. Poezia e Naim Frashërit dhe pikapëmjet e tij mund të luajnë një rol instruktues që studentët dhe intelektualët të mund të përqëndrohen mbi diplomacinë kulturore’, tha Z. Meidani.
Duke folur mbi përshtypjet e tij për veprimtarinë dhe vendin mikëpritës Z. Meidani i tha agjencisë së lajmeve Parstoday se Irani është një vend që ka një rritje të lartë të zhvillimit ekonomik dhe ambicje për të ecur përpara duke rrezatuar kulturën e tij si në të shkuarën.
“Përfaqësues të kërkimit shkencor të universiteteve dhe të akademive jo vetëm nga Irani dhe nga disa vende të tjera por edhe nga popullsia shqiptare. Pra kemi përfaqësues nga akademia e shkencave të Shqipërisë, nga Kosova dhe njëkohësisht nga Maqedonia. Do të ishte shumë mirë të kishim një përfaqësues edhe nga shqiptarët nga Mali i Zi, për të bërë atë kuartetin e fuqishëm të kombit shqiptar, që pavarësisht ndarjes së padrejtë është së bashku për të kujtuar një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, të zërit të fuqishëm të poezisë dhe të letërsisë shqiptare por njëkohësisht edhe një nga shpirtrat të lëvizjes kombëtare për rilindjen kombëtare”, that Profesor Meidani.
“Natyrisht, hapësirat e veprimtarisë politike dhe ekonomike janë të shumëllojshme sot, jo vetëm për Iranin por edhe për Shqipërinë dhe Shqipëria ka interesa relativisht të profilizuara përsa i përket procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo shihet edhe nga përfaqësimi diplomatik i Shqipërisë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por, nga ana tjetër, unë do të thosha që ka mundësi shumë të mëdha për ta arritur këtë bashkëpunim midis dy vendeve, nisur edhe nga mundësitë për një rifuqizim të bashkëpunimit kulturor”, tha ai, duke vënë në dukje influencën e kulturës perse mbi popullësinë shqipëtare në shekujt e 16-të dhe 17-të që kulmoi në shekullin e 19-të.
“Ai ka qenë mjeshtër i kësaj gjuhe, i kësaj gjuhe të bukur. Me vëllimin e lirikave të titulluara “Ëndrrat”, por njëkohësisht edhe një libër tjetër për gramatikën. Flitet për një gramatikë moderne, para se të përdorej në gjuhën perse”, tha ai.
Nënkryetarja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Zonja Floresha Dado vlerësoi propozimin për krijimin e Sekretariatit të Përhershëm të Dialogut Kulturor Iran-Ballkan, që u njoftua nga Z. Ibrahimi Turkman, kreu i Organizatës së Kulturës dhe Bashkëpunimit Islamik. Gjithashtu ajo shprehu besimin se dialogu kulturor midis Iranit dhe Ballkanit do të vazhdojë.
“Bashkëpunimi midis Iranit dhe Shqipërisë tregon vazhdimësinë e tij. Në bazë të kësaj, unë do të mbështes formimin e Dialogut Kulturor Iran-Shqipëri”, deklaroi numri dy i kademisë së Shkencave të Shqipërisë,duke shtuar se Akademia Shqiptare është e gatshme të bashkëpunojë në projekte të përbashkëta.
Naim Frasheri, i ‘Pazbuluar’
Ishte hera e dytë që Profesor Shaban Sinani shkonte në Iran, dhe sipas tij, në krahasim me 20 vjet më parë, kur ai kishte qënë atje, Irani kishte ndryshuar shumë.
“Megjithëse nuk kam pasur shumë kohë për të parë por edhe herën e shkuar kam qëndruar pothuajse në të njëjtin vend si tani. Shoh që ka një progres të dukshëm sidomos në zhvillimin urban. Besoj që është një zhvillim i rregull. Ka gjëra pozitive”, tha ai. Profesor Sinani, i cili është kërkues shkencor, historian i letërsisë shqipe, eseit, etnolog dhe publicist, tregoi se ka dorëshkrime të shekullit të 14-të në Shqipëri, të cilat janë më të vjetrat.
“Ka shumë dorëshkrime që u takojnë poetëve klasikë pers, Sadiut dhe Rumiut të cilët nuk janë lexuar akoma, nuk janë transkriptuar akoma, nuk janë botuar akoma”, ai tha, duke shtuar se prania e traditës letrare perse në Shqipëri i ka patur fillimet e saj të paktën një brez përpara Naimit. “Naimi vetë është ende i pazbuluar”, pranoi Profesor Sinani.
Z. Sinani ishte i mendimit se veprimtaria për Naim Frashërin do të ndihmonte nxitjen e marrëdhënieve kulturore midis Shqipërisë dhe Iranit. “Pra nuk jemi në fillim, por nuk jemi as në fund. Është një hap shumë pozitiv që besoj se do të inkurajojë edhe iniciativa të tjera”, tha ai duke zbuluar lajmin se kishte të shumë të ngjarë që vitin e ardhshëm të ishin sërish në Teheran për një personalitet tjetër. “Do të jemi për Vehxhi Bukharain, si përkthyes dhe kjo do të na japë mundësinë që të shikojmë se cila ka qenë shkolla e persologëve në Tiranë, që ka qenë një shkollë shumë e fuqishme e cila për fat të keq mbas vitit 1944 pati një problem sepse pjesa më e madhe e tyre ishin me implikime të karakterit biografik dhe asnjëherë nuk u doli emri”, deklaroi Profesor Sinani.
Akademiku nga Kosova Ali Aliu, i cili ishte pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare kushtuar poetit të madh shqiptar Naim Frashëri, tha se e ndjente veten të nderuar të ishte i pranishëm në atë veprimtari në Teheran sepse, sikurse theksoi ai, Naimi është i njohur pjesërisht këtu, si njohës i kulturës, filozofisë, poezisë klasike të pasur që është një nga majat e kulturës botërore, njerëzore.