Prej disa javësh është duke qarkulluar lajmi se aktorja e filmave pornografik ka pasur marrëdhënie intime me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, dëshmi të cilat ky i fundit i ka hedhur poshtë.
Por në një intervistë të dhënë mbrëmjen e djeshme për CBS, Stormy Daniels, është shprehur se në vitin 2006 ajo është takuar për herë të parë me Trump, dhe kanë kryer marrëdhënie të pambrojtur, ndërsa ai i ka folur gjatë atë natë, duke i pohuar se ajo ishte shumë “speciale” për të pasi i kujtonte të bijën, Ivanka.
Gjatë intervistës 60 minutëshe, Daniels ka pohuar se ata kanë vazhduar të takohen, edhe pak pasi Melania kishte lindur djalin, kohë gjatë të cilës ai i thoshte se nuk duhej të shqetësoj sepse ata të dy flinin në dhoma të ndara.
Por gjërat ndryshuan në vitin 2011 kur ajo u kërcënua në prani të së bijës, teksa një zotëri i ishte drejtuar vogëlushes së saj duke i thënë “se do të ishte mëkat nëse ajo nuk do ta shihte më të ëmën”.
Aktorja për filmat adultë ka pohuar se në vitin 2016, pak para zgjedhjeve, asaj i kanë ofruar plot 130 mijë dollarë për të heshtur dhe për të mos treguar eksperiencat seksuale me Trump.
Por edhe pse 39-vjeçarja i mëshon fort faktit se kjo histori është e vërtetë, dyshime të forta lindin për vërtetësinë e kësaj deklarate, pasi të gjitha këto janë thënë pasi ai u bë president, dhe jo gjatë periudhës kur ishte vetëm biznesmen./360grade.al