I ftohti siberian ka përfshirë vendin tonë që nga mesnata e së hënës, por meteorologët thonë se dita më e ftohtë do të jetë ditën e nesërmë.
Sipas “Meteoalb” temperaturat e ulëta do të ndjehen më tepër në pjesën veriore dhe atë qendrore të vendit.
E enjtja deri në mesditë pritet të jetë dita më e ftohtë e javës. Temperaturat do të zbresin deri në -12 gradë celsius, ndërkohë në pjesën më të madhe të territorit temperaturat do të regjistrojnë zero gradë.
Reshjet e dobëta dhe rritja e temperaturave sipas meteorologëve do të bëjnë që ngricat të mos jenë problem në rrugë, duke filluar nga mëngjesi i të premtes.