Home KRYESORE Sot televizionet jane vartes komik te shefit te qeverise!

Sot televizionet jane vartes komik te shefit te qeverise!

Nga Basir Collaku

Media me barre qe pjell me kembe mbyllur..

Kontrolli i pushtetit ekzekutiv mbi medien, eshte sekreti qe e dine te gjithe ne Shqiperi, perveç qeverise prodhuese e kontrollit. Gazeta e televizione jane çdo mengjes dhe vakt lajmesh plot sheqer qeveritar e buzeqeshje pronaresh, largqofte apo tek- tuk mundet me rreshkit ndonje lajm i dobishem prej renies se syçeltesise se big brother.

Enver Hoxha dhe Byroja, udheheqja e vjeter kane ende turperisht shune akses, jane perdite ne media, gazeta e televizione, duke lene pershtypjen e perpunuar opinionin, se ata ishin baballare kombi dhe jo bir kurvash siç ishin ne te vertete per derexhen e mjere ku e katandisen Shqiperine ne keto 70 e kusur vite.

Çdo kryeminister ka pasur nje kontroll te shtuar mbi medien, servile e frikacake ne rradhe per ti thene po pushtetit dhe jo qytetarit. Nano, Meta, Berisha, Rama, Basha, gjithesecili kane zgjatimet e ndikimeve te tyre ne shtyp. Por sot eshte faqe e zeze dhe lajm i keq gjendja mediatike e vendit.

Sot televizionet kombetare dhe lokale nese dikur edhe jepeshin me qera ne episode te caktuara, tashme jane vartes komik te shefit te qeverise. Nuk bejne dot kronika e lajme me ngjarje qeverie nese ne ekran nuk shfaqet logoja ERTV.

Sigurisht AMA eshte rehat persaskohe Rama eshte rehat dhe asnjera nga Mediet nuk ja pret sinjalin e transmetimit ketij operatori te paligjshem. Tashme lajmin si tekst, sinkrone dhe pamje i ben Edi Rama dhe Endri Fuga.

Gazetaret jane me shume sehirxhinj per fat te keq. Pronaret ngjajne me makina te bukura luksi qe po si mbushi me karburant kryeministri, rrine te fikura e te parkuara..Lajmet mbushen me tapi, pensione, aluizni dhe konspiracione. Rralle gjen grabitjen me koncensione, trafiqet nderkombetare, baterdine ne ekonomi, ndertimin me para qe po pastrohrn.

Zgjatimi i kontrollit ka prrkur median online. Portalet ne shumicen e rasteve me perjashtime te vogla jane ca punonjes te deleguar te qeverise per te rritur kontrollin dhe sasine e sheqerit informativ. Sot medie per fatkeqesine e misionit duket si nje grua qe do te linde ( pjelle) me kembe mbyllur.

Mos u tallni se ky eshte rast cezarian. Jo jo. Media si pronar dhe ne nje studim tregu kryer se fundmi ishin rreth kater familje qe kishin ne pronesi thuaj gjithe tregun. Pra kemi kontrollues kater kulla shume kateshe, kater fshatra turistike, kater koncensione, kater emerime te majme, apo kater sekrete te se shkuares..!

Ne çdo variant eshte deshtim i kontrolluar. Secili fle gjithe naten me shejtanin e shet engjej ne mengjes…Ec e besoji..

Share: