Home KRYESORE Stomatologia e burgosur për mashtrim padit 11 biznese për pastrim parash

Stomatologia e burgosur për mashtrim padit 11 biznese për pastrim parash

Stomatologia Olesia Duka, e cila aktualisht ndodhet pas hekurave, do të bëjë nesër një kallëzim penal për 11 biznesmenët që e akuzojnë për mashtrim, me pretendimin se ata janë pjesë e një skemë të pastrimit të parave dhe se ajo është viktimë.

Avokati i Olesia Dukës deklaroi se 11 bizneset që e kanë kallëzuar atë janë pjesë e një grupi kriminal që pastron para.

“11 bizneset që kanë kallëzuar Olesia Dukën janë pjesë e një grupi kriminal të pastrimit të parave”, u shpreh Arben Llangozi në rubrikën “Opinion”.

Avokati u shpreh se prokuroria e Krimeve të Rënda në një kohë që akuzon klienten e tij se ka përvetësuar 935 mijë euro nga një biznesmen, nuk ka prova ndaj saj.

Arben Llagnozi tha se Duka ka firmosur një letër me dorë, por pa praninë e një noteri, ku ajo pranonte se i kishte biznesmenit 935 mijë euro, por sipas saj veprim që ka ardhur pas kërcënimeve dhe presioneve nga ana e biznesmenit të shoqërisë AMA.

Emrat e 11-të biznesmenëve të mashtruar

Idlir Hoxha (kambisti që i dha 900 mijë euro)

Edlira Shtini

Gerta Lumi

Adem Selmani

Myrteza Meshi

Ilir Doci

Rezart Shtini

Viktor Hoxha

Mirana Likaj

Besnik Daci

Genci Lule

Share: