Home KRYESORE Sukses për Ramën, prania dhe diskutimi në konferencën ebraike…

Sukses për Ramën, prania dhe diskutimi në konferencën ebraike…

Kryeministri Edi Rama ndodhet këto ditë në SHBA, i ftuar në konferencën vjetore të AIPAC, Komiteti i Çështjeve Publike Amerikano-Izraelite. Konferenca zhvillohet në Uashington D.C nga datat 4-6 mars. Kryeministri Rama është në listën e të ftuarve që do të mbajnë fjalim përshëndetës në këtë konferencë.

Komiteti i Çështjeve Publike Amerikano-Izraelite është organizata më e fuqishme pro-izraelite lobuese në SHBA dhe në botë. Në panelin e folësve këtë vit janë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-ve Mike Pence, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman, ambasadorja e SHBA-ve në OKB Nikki Haley, etj, senatorët Tom Coton, Robert Menendez, Marco Rubio, si dhe mjaft personalitete ndërkombëtare. Ky komitet është lobuesi më i madh pro izraelit në kongresin dhe qeverinë e SHBA. Gjithashtu ky komitet është ndër lobuesit kryesor që ka mbështetur SHBA dhe Presidentin Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit. AIPAC është e para organizatë e hebrenjve në SHBA që e përshëndeti vendimin e Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe e quajti historik këtë vendim.

Por duket qartë se influenca besnike Sorosiane, e ka karapultuar Ramën në Washington, në këtë Konferencë, që dhe është nga më strategjiket në Botë. Aty është e mbledhur ajka e personaliteteve më të larta të Financës amerikane dhe botërore, por jo vetëm.

Aty është përqëndruar Lobby më i fortë në Botë, ku edhe merren vendime shumë të rëndësishme.

Pozicioni personal i kryeministrit shqiptar, me pjesmarrjen e atyshme, duket se po përjeton ende ditë shumë të mira dhe sigurisht kjo Konferencë dhe personalitetet që takohen aty, janë shumë të rëndësishme dhe mund ti japin Ramës kredite të mëtejshme ndërkombëtare. Kredite shumë të nevojshme, për të kapërcyer, mungesën e rezultateve të brendshme, në qeverisjen e vendit dhe për të mbajtur në lartësinë e duhur kontaktet e niveleve më të larta. Sidomos në SHBA.

Pjesmarrja dhe diskutimi në këtë Konferencë kaq të rëndësishme lobiste, është një lajm jo i mirë për kundërshtarët politikë të Ramës në Shqipëri dhe dëshmon për një hop cilësor, të marrëdhënieve të tija me administratën e sotme amerikane. /360grade.al/

Share: