Home KRYESORE Të “rinjtë” dhe të “vjetrit” në PD! Nga Indrit Hoxha

Të “rinjtë” dhe të “vjetrit” në PD! Nga Indrit Hoxha

Ka kohë që në mënyrë tinzare poshtë e përpjetë, por edhe në mjediset e PD-së po qarkullon teza “i ri- i vjetër”.

A thua se bëhet fjalë për një ekip futbolli. Madje edhe këtu, në futboll, nuk diskutohet mosha por në rradhë të parë talenti, aftësia dhe kontributi.

Marr si shëmbull ish kryetarin e PD-së Sali Berisha. A quhet “i vjetër” ai dhe a duhet të “hapë” rrugë?…

Nëse duhet të hapë rrugë, i bie që dikush me i shpejtë, më i talentuar më me përvojë na qënkash penguar. Në të vertetë Berisha, me humbjet e zgjedhjeve në vitin 2013, me një veprim fisnik hapi rrugën e drejtimit të PD-së për kryetarin aktual Lulzim Basha dhe qëndroi në vendin e tij si politikan i vjetër dhe me përvojë, kontribues që në çastet e para të demokracisë.

Peshën e tij politike e ndjen përditë në qafë Rilindja dhe jo më kot sulmet ndaj tij janë të përditshme.

Po gjithashtu falë kontributeve, është në krye të PD-së zoti Lulzim Basha. Falë kontributeve janë të spikatura mjaft emra në politikën shqiptare dhe ky për mendimin tim është kriteri. Kontributet dhe jo mosha.

PD-ja në opozitë më shumë për çdo gjë ka nevojë për bashkim dhe jo për përçarje. Kjo ka qënë ajo që duhet te bëjnë të “vjetrit” si Berisha dhe të “rinjtë” si Basha: Bashkim dhe jo përcarje.

Share: