Home KRYESORE Topalli ashpërson akuzat ndaj Bashës dhe ja cfare thote:

Topalli ashpërson akuzat ndaj Bashës dhe ja cfare thote:

Jozefina Topalli, ish-deputetja e PD, e ka akuzuar sërish sot kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën, se ai po thellon ndarjen brenda partisë. Në një prononcim për Report TV, e pyetur sesi i gjykon vendimet e fundit të selisë blu për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 28-29 prill për ndryshimet statuore, Topalli vërejti:

“Një farsë e re antistatuore që synon pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët. Ndërkohë që siç thotë Berisha, Partia ka nevojë për bashkim, ajo që po bën Lulzim Basha është thellimi i ndarjes.

Problemi i PD nuk është statuti, sepse atë s’e ka respektuar kurrë Lulzim Basha, por humbja e thellë e PD, kriza e lidershipit, ilegjitimiteti dhe korruptimi i tij përballë qeverisjes më të keqe të këtyre 27 viteve”.

Share: