Home KRYESORE “ U çoj miell partizanëve”, shoferi i kokainë shpjegon para hetuesve shprehjen...

“ U çoj miell partizanëve”, shoferi i kokainë shpjegon para hetuesve shprehjen në facebook

Armando Pezaku, 25 vjeç është një nga dy të arrestuarit për 613 kilogramët kokainë të kapur në Maminas. Ai punonte si shofer pranë kompanisë së transportit “Pelikan” që ishte pajtuar nga Arbri garden për të dërguar ngarkesen me banane nga porti në Maminas.

Duke folur përpara oficereve gjyqësor paraditen e sotme në ambientet e paraburgimit, pezaku ka mohuar çdo lidhje me këtë ngarkesë. Ai tha se ishte tek Rruga e Elbasanit, kur nga kompania e telefonuar që të shkonte në port e të merrte një kontenier me banane. Po kështu ai ka shpjeguar edhe pse shkruante në facebook shprehjen: “U çoj miell partizanëve”

“Ditën që çova konternierin në Maminas paradite dërgova dhe dy kontenier në Tiranë. As kisha, dhe as skam dijeni se çka në kontenier. Përsa i përket Facebook ku është shkruar “I çoj miell partizanëve”, ma ka hapur vëllai adresen dhe as merrem me Facebook.
Kur më mori kompania në telefon isha në Tiranë pranë rrugës së Elbasanit dhe me kamion shkova drejt e në port. Kam 6 muaj që punoj si shofer. Shoferët e tjerë më të vjetër s’preferonin të bënin transport nga porti i Durresit dhe unë si më i riu më jepnin të bëja rrugët e portit dhe nuk kundërshtoja”, mësohet të jetë shprehur Pezaku.

Në foto: Armando Pezaku në të djathë me xhup ngjyrë bezhë

Më poshte profili i tij në facebook dhe shprehja e debatuar ne media dhe nga politika “u coj miell partizaneve”/opinion.al

Share: