Kreu i Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Kadri Veseli, flet për arritjen e konsensusit me qëllim miratimin e demarkacionit me Malin e Zi. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Veseli është pyetur dhe se tek cila parti ka më shumë besim se do ta votojë marrëveshjen për ndarjen e kufirit, te Vetëvendosje apo Lista Serbe.
“Kam besim në votat e Partisë Demokratike të Kosovës më së shumti, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës, komunitetet joshqiptare dhe joserbe, komunitetit të Listës Serbe, komunitetit serb, dhe në të njëjtën kohë atyre që e duan Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, tha Veseli.
Kreu i Kuvendit shprehu garanci se do të gjendet konsensusi mes deputetëve për të miratuar demarkacionin me Malin e Zi, por ai nuk dha një datë të saktë se kur do të mbahet seanca për këtë marrëveshje, e cila është vënë edhe si kusht nga BE që Kosova të përfitojë liberalizimin e vizave./LAPSI.al