Home KRYESORE VIDEO/ Donald Lu kërkon sërish ‘peshq të mëdhenj’: Ndjej neveri për këta...

VIDEO/ Donald Lu kërkon sërish ‘peshq të mëdhenj’: Ndjej neveri për këta burra.

Sipas ambasadorit amerikan në vendin tonë qeveria duhet të lëshojë menjëhere fondet për gratë e trafikuara për prostitucion, por nga ana tjetër institucionet e drejtësisë duhet të arrestojnë trafikantët.

Donald Lu tha se ka edhe trafikantë që tani kanë veshur konstumin e zyrtarit.

“Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”, u shpreh ai në një konferencë kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Aty foli edhe zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda që theksoi se, prioritetet e qeverisë shqiptare bazohen tek politikat strategjike antitrafikim dhe tek rekomandimet e partnerëve tanë si SHBA dhe BE.

Projekti i fundit i DASH-it ka si qëllim ofrimin e shërbimeve komunitare për viktimat e trafikimit në Ballkan, drejt vendeve te BE.

Më poshtë deklarata video në kroniken e ABC NEWS

Share: