Të gjithëve u ka ndodhur t’i kapë paniku në momente të veçanta duke menduar se diçka u ka hyrë nën rroba, por një prezantuese rumune ka shtangur shikuesit kur ngriti fustanin dhe shfaqi të brendshmet në transmetim live.
Ilinca Vandici ishte para kamerës kur u kap nga paniku duke besuar se kishte një merimangë në të brendshme.
Ajo ngriti me lehtësi fustanin e hapur deri në bel, u kthye me shpinë nga kamera dhe bëri lëvizje të shumta në panik.
Prezantuesja u qetësua pak vetëm pasi një burrë, që ishte pjesë e emisionit, iu afrua për të parë nëse kishte me të vërtetë diçka në të brendshmet e saj.
Gjithçka kaloi me një të qeshur dhe pasi Vandici rimblodhi veten, vazhdoi transmetimin live të emisionit “Ti ke stilin tënd”./opinion.al