Gjykata e Vlores ka caktuar masen e sigurise “arrest me burg” per Kasem Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin, ne akuze per ngjarjen e rende ndodhur ne Vlore, ku vrane nene e bir e me pas i vune flaken shtepise duke i shkrumbuar brenda.
Gazetari i “Panorama” ben me dije se ndaj dy te arrestuarve eshte lene masa e sigurise “arrest me burg”. Ata u sollen me pranga ne duar dhe qendruar ne radhe te ndryshme para trupit gjykues.
Kasemi nuk ka thene asnje fjale ne gjyq, ka qendruar i heshtu gjithe kohen dhe nuk ka pranuar te flase. Nderkohe qe Hysnia, sic raporton gazetari i “Panorama” ka shfaqur pendese. “Jam penduar shume”- ka thene ajo.
Dy të akuzuarit Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirajsi janë paraqitur ne gjyq, ne Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë.
Pas caktimit te mases se sigurise, gjykata vendosi qe kete ceshtje t’ja kaloje per gjykim Krimeve te Renda.
Ngjarja
Më 21 janar të vitit 2018 rreth orës 4:20, në qytetin e Vlorës janë djegur dhe kanë ndërruar jetë nënë e bir, Selkie dhe Olsi Hoxhallari, 73 dhe 43 vjec. E moshuara kishte një shenjë prerje në fyt, kurse djali i saj një të çarë në kokë. Policia qe ne fillim dekalroi se dyshonte se dhe zjarri është vënë për të mbuluar gjurmët.
Rrefehet Hysnia:
Burime për “Panorama” bëjnë me dije së Hysnia këmbëngul në dëshminë e saj të dhënë sot se nuk dinte asgjë për vrasjen.
Gruaja ka shtuar se pasi Kasemi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën ,ai e kishte njoftuar për masakrën e ndërsa ajo ka fshehur vetëm sëpatën.
“E lava hanxharin ka rrëfyer gruaja e cila ka treguar edhe vendin ku ishte fshehur, ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë” ka thënë ajo.
Dyshimi i fortë/ Veprimi i gruas që çoi në zbulimin e krimit makabër në Vlorë
Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja makabre e dy personave në janar të këtij viti në Vlorë. Nusja e shtëpisë së bashku me një tjetër person të dyshuar si i dashuri i saj kanë vrarë bashkëshortin Olsi dhe nënë e tij Hysnie Haxhillari dhe më pas i kanë vënë flakën banesës për të humbur provat.
Por pas ngjarjes përveç dëshmive të dyshimta të Hysnie Hoxhallarit, bashkëshortja e viktimës, një nga pikat që ka bërë më tepër të dyshohet se krimi është kryer nga kryer Kasëm Pirjasi dhe ajo është edhe insistimi i prishjes së godinës në të cilën u dogjën vjehrra e saj dhe bashkëshorti./360grade.al