Home KRYESORE A lidhet shpërthimi i sotëm në Lazarat me vrasjen e ish-efektivit të...

A lidhet shpërthimi i sotëm në Lazarat me vrasjen e ish-efektivit të RENEA-s?

Shënjestër e sulmit me eksploziv gjatë natës në Lazarat, ishte banesa e Adem Selimit, babait të Klodian Selimit, një prej të dënuarve për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha. (poshtë në foto)

Klodian Selimi është dënuar me 13 vite burg. Ai bënte pjesë tek grupi i zjarrit, i cili gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, shkaktoi vrasjen e Ibrahim Bashës, më 24 qershor të vitit 2015.

Shpërthimi ndodhi gjatë natës rreth orës 02:30. Deri tani ende nuk është saktësuar nëse bëhet fjalë për ndonjë hakmarrje lidhur me këtë ngjarje, apo bëhet fjalë për një tjetër konflikt.

Kujtojmë se Klodian Selimi është një personat e grupit të zjarrit, që bashkëpunoi me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes ku humbi jetën oficeri i RENEA-s.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga shpërthimi i djeshëm, u shkaktuan vetëm dëme materiale, pasi një kallëp tritoli u vendos në derën e oborrit./Opinion.al

 

Share: