Kryeministri grek nuk është më revolucionari i majtë që ndezi shpirtrat e trazuara të grekëve të cfilitur nga kriza. Vitet e gjata të pushtetit e kanë kthyer në një manovrator politik që po bën gjithçka për të mbijetuar në pushtet.
Ndërkohë që sondazhet e fundit e nxjerrin kryeministrin e Syrizas 13 pikë mbrapa opozitarëve të Nea Demokracias, gazeta greke Ta Nea (version anglisht) i ka kushtuar një editorial shefit të ekzekutivit grek ku vë në dukje notat e autoritarizmit në rritje, kontrollit të mediave dhe të zbulimit të armiqve të brendëshëm.
“Kushdo që nuk njeh sukseset e tyre (syrizas)nuk është thjeshtë një armik, por ai shënjestrohet, fyhet dhe keqtrajtohet publikisht me metoda të denja për rregjimet totalitare” shkruan e pëeditshmja greke e cila shton: “Ata përdorin të gjitha lloje të makinacioneve të errëta dhe kërcënimeve për të nënshtruar mediat, manipuluar botuesit dhe gazetarët.
Ndërsa ata që nuk pranojnë të nënshtrohen, janë shpallur armiq që i prishin punë të ardhmes së kombit”.
Ky koment i gazetës Ta nea u bë pasi të hënën, Aleksis Tsipras shpalli një “front të zi” të përbërë nga “gjithçka është e kalbur dhe e korruptuar në vend” ku bëjnë pjesë opozita dhe mediat.
Njësoj si Edi Rama i cili pasi i shpërthyen skandalet e para me drogën dhe korrupsionin, shpalli frontin e të keqes, sulmoi opozitën dhe mediat që punojnë kundër interesave të vendit, u mundua të agresojë, fyejë dhe zhvlerësoi çdokënd që i dilte kundër, po vepron sot edhe Aleksis Tsipras.
Me sa duket janë sindroma të fund pushtetit. Prandaj gazeta Ta Nea komenton: “Ata kultivojnë polarizimin, fyejnë pa pikë turpi dhe minojnë institucionet sepse është e vetmja gjë që dinë të bëjnë. Ata nuk mund të bindin më askënd, sepse kanë humbur prej kohësh kredon morale që përdorën për të ardhur në pushtet”.
©Lapsi.al