Kryetari i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka sulmuar Prokurorinë për arrestimet e protestuesve në Kukës, në orët e mbrëmjes së ditës së diel.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se, “Prokuroria është nga sonte nën akuzë për rrëmbimin natën të qytetarëve kuksianë.”
Kam ditë të tëra që ngre me forcë një dhunim të tillë shumë të rëndë të ligjit.
I kam bërë thirrje publike prokurorisë të hetojë.
Prokuroria ka heshtur.
Pamjet e bëra publike në Fax Neës nga avokati Altin Goxhaj e ka kthyer sot prokurorinë në të akuzuarën e madhe pasi me mosveprimet e saj ka lejuar e ligjëruar shkelje flagrante të ligjit dhe falsifikime monstruoze të dokumenteve të denja për një shtet banditësh.”
Sipas tij, “Prokuroria e përgjithshme e komanduar nga zyrat e kryeministrisë ka treguar publikisht kapjen e saj të plotë, ajo tashmë është thjesht një mashë e mjerë në duart e qeverisë.”
Në përfundim të reagimit ai thekson se, “Populli është i detyruar ta zgjidhë ai dhe askush tjetër këtë moment kritik kur policia rrëmben njerëzit në mes të natës dhe prokuroria i bekon këto veprime të poshtra.”