Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, duke komentuar për incidentin e fundit mes Kosovës dhe Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se SHBA-ja është e inkurajuar për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor.
‘Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit, – tha zëdhënësi, – janë jetike për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për aspiratat euro-atlantike.
“Për pyetje të tjera mund t’i drejtoheni qeverive të Kosovës dhe Turqisë” ka thënë tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Të enjten që shkoi shërbimi sekret turk i ndihmuar nga autoritetet e Kosovës ka rrëmbyer 6 shtetas turq duke i dërguar në Turqi për t’i përballur me procese gjyqësore pasi regjimi i Erdogan ata i konsideron terroristë.
Operacioni ka shkaktuar përplasje ndërmjet Presidentit të Turqisë dhe Kryeministrit të Kosovës pasi Haradinaj shkarkoi zyrtarët e përfshirë në këtë aferë.