Shkrimtarja Flutura Açka është shprehur e revoltuar gjatë emisionit 360grade të Artur ZHEJI-t me etiketimin që Kryeministri i ka bërë Kuksianëve, duke i cilësuar si barbarë. Sipas saj, ka një frymë ndarëse kundër gegëve, u shpreh ajo.
Flutura Açka: Të etiketosh ato njerëz aq të mrekullueshëm si barbarë është e turpshme. Sa poetesha ka qytetari Kukësit nuk gjen në vend tjetër, dhe këto janë barbarët. E kam thënë që shoh n jë frymë, s’po them anti Gege, por një shkujdesje ndaj Gegëve. Ka një lloj atmosfere ndarëse. Ai kryeministrit, që etiketon gegët si alpinë, apo që bënë sarkazëm me një pjesë të tillë.
Varet dhe sa e i provokon, mos harroni ajo protestë që i jepet konotacion tjetër, duke future dhe opozitën, që nuk përjashtohet, por në krye të së gjithës është varfëria dhe kësaj varfërie i vendos një trah i cili ndan sërish shqiptarët.
360grade.al