Home KRYESORE “Fronti Opozitar”- ka futur ne sherr Lulzim Bashen e PD me Monika...

“Fronti Opozitar”- ka futur ne sherr Lulzim Bashen e PD me Monika Kryemadhin e LSI.

Nga Zef Bushati

Dy drejtuesit ndajne mendime te ndryshme rreth perberjes se “Frontit Opozitar” Per Lulzim Bashen termi “Front Opozitar” nuk duhet te egzistoje, por simbas tij duhet te quhet thjesht “Opozita” e cila udhehiqet nga po ai vete.

Opozita per Bashen perbehet nga Basha, Kryemadhi, Mediu, Ndoka, Shehi dhe Dule. D.m.th. “Opozita” e Bashes perbehet nga 5 deputet te PD ( Mediu, Ndoka, Shehi, dhe Dule kane dale deputet nga lista e deputeteve te Partise Demokratike dhe ligjerisht jane deputet te PD.) dhe deputetja Monika Kryemadhi e LSI. Ne kete menyre Kryetari i PD Lulzim Basha synon te kontrolloje dhe te drejtoje te gjithe “Opoziten” e tij.

Krejt ndryshe mendon Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Koncepti i bere publik disa here prej saj eshte “Fronti Opozitar” ku te marrin pjese te gjitha partite opozitare te djathta, te qendres dhe te majta. Madje Kryemadhi shkon edhe me tej kur deklaron se ky Front duhet te jete i hapur dhe duhet te zgjerohet edhe me pjesmarrjen e Shoqerise Civile dhe me te gjithe ata qe kerkojne largimin e Edi Rames nga Qeveria.

Ne menyre direkte Kryemadhi fton ne Front partine “Zgjidhja” te Kokdhimes, “Libra” te Hafizit, “Agrare Ambientaliste” te Dukes, etj. Kjo ide nuk i pelqen Bashes i cili se bashku me Ramen firmosën marreveshtjen per ti eleminuar te gjitha partite e vogla, nga frika se ndonjera prej tyre mund te rritet dhe te dale si nje alternative e re shpresedhenese para elektoratit dhe votat e qytetareve e zgjedhin per te ardhur ne pushtet. E nese ndodh kjo atehere ky do te ishte fundi i dy partive PS dhe PD qe kane 28 vite qe qeverisin Shqiperine.

Ky fakt i lidhi edhe me fort Ramen dhe Bashen. Nga ana tjeter ne maxhorance Kryetari i PS Rama vazhdon ti mbetet besnik marreveshtjes me Bashen duke i kthyer kurrizin te gjitha partive aleate qe e ndihmuan te vinte ne pushtet ne zgjedhjet e 2013 dhe 2017. Rama i la ne balte aleatet dhe shpalli aleancen dhe koalicionin me qytetaret. Duket qe kjo aleance nuk po funksionon dhe Rama perseri po mendon te ktheje syte nga aleatet qe i ka braktisur prej 5 viteve.

Por a do ta siguroje dot Rama kete koalicion ne nje kohe qe nuk mbajti asnje premtim ne marreveshtjen e firmosur me ta ? Gjithsesi dy kampet maxhorance – opozite jane vendosur perballe njera tjetres me fort se asnjehere. Natyrisht do te fitojne ata qe ne qender te puneve do te vendosin karakterin, ndershmerine dhe perkushtimin per zgjidhjen e problemeve te shumta qe kane qytetaret dhe Shqiperia.

Share: