Home KRYESORE Gjuriç nesër në Kosovë, çfarë pritet të ndodhë?

Gjuriç nesër në Kosovë, çfarë pritet të ndodhë?

Marko Gjuriç nesër vjen në Kosovë, legalisht. Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë leje për të hyrë në Kosovë e këtë e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Më pak se dy javë kaluar që nga dita kur u arrestua nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç, pasi Minisitria e Punëve të Jashtme nuk i kishte dhënë leje për ta vizituar Veriun.

“Po, kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse”, ka thënë Zyberaj për Express.

“Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilindo kishë që ai dëshiron.

Por, këshilltari i Pacollit thotë se Gjuriçit i është treguar vendi herën e kaluar dhe tani ai do të sillet në pajtim me ligjin në Kosovë.

“Rregullat do t’i respektojë ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, ka thënë ai.

Share: