Home KRYESORE Habit Ornela kur flet për motrën e saj Laura Vorpsi

Habit Ornela kur flet për motrën e saj Laura Vorpsi

Mbrëmjen e të hënës gjatë një interviste në ‘Opinion’, artisja e njohur shqiptare Ornela Vorpsi ka folur hapur për marrëdhëniet dhe lidhjet e saj me motrën Laura Vorpsi.

Ajo është shprehur se nuk ka marrëdhënie me të dhe se i ka ndërprerë prej kohësh pasi nuk kanë se cfarë të ndajnë me njëra tjetrën, shkruan opinion.al

“Për momentin i kam prerë raportet me motrën time sepse kemi etika të ndryshme, dëshira të ndryshme dhe ndjej që nuk kemi së çfarë mund të ndajmë me njërën-tjetrën”, u shpreh Ornela.

Kujtojmë që vitet e fundit Laura Vorpsi është tërhequr nga jeta publike, vite më parë ajo ishte një nga zëdhënëset simpatike të PD.

Laura dhe Ornela Vorpsi janë motra nga babai, por duket se kanë ngjashmëri tepër të madhe në pamje.

Ndiqni në videon më poshtë deklaratën e Ornelës: /Opinion.al©

Share: