Home KRYESORE Horoskopi, 17 prill 2018

Horoskopi, 17 prill 2018

Dashi

Duket se kuadri yjor do të mbetet i pandryshuar për ju që i përkisni kësaj shenje, të paktën edhe për dy tri ditë. Nëse e keni zemrën të lirë, është momenti për një lidhje të re.

Demi

Në sajë të një Mërkuri dinamik në shenje mund të realizoni një synim të rëndësishëm tuajin. Gjithsesi, falë shtytjes të Jupiterit do të jeni në qendër të vemendjes.

Binjakët

Yjet “fluturojnë” në një orbitë shumë premtuese për ju, por duhet të kini parasysh se duhet të jeni ju ata që do të thoni fjalën e fundit. Ndryshe rrezikoni të mbeteni me gisht në gojë.

Gaforrja

Një ngjitje e pandalshme në aspektin profesional, i dedikohet në një masë të konsiderueshme edhe ndikimit pozitiv të dyshes Mars-Afërditë. I kthjellët qielli i dashurisë.

Luani

Këmbëngulja juaj e admirueshme nuk ka si të mos bëjë për vete të gjithë ata që interesohen direkt për ju, prandaj mos lëshoni pe. Dashuria duket se do të rimarrë kuota të reja.

Virgjëresha

Yjet në shenjën tuaj duken paksa si të “shuar” por kjo nuk duhet t’ju demoralizojë. Përkundrazi, sot është rasti më i mirë të regoni se sa vleni realisht edhe pa mbështetjen e yjeve.

Peshorja

Një kuadër yjor i shkëlqyer ky nën të cilin do të ndodhen gjatë gjithë ditës së sotme shumë të lindur të kesaj shenje. Nga ju kërkohet të tregoheni më aktivë në momente decizive.

Akrepi

Edhe pse, duke pasur parasysh kuadrin yjor, sot dita pritet të jetë e qetë, do të “mendoni” ju ta trazoni me shpirtin karakteristik të aventurës. Hëna e nxit edhe më shumë këtë aspekt.

Shigjetari

Eshtë një periudhë në të cilën ndoshta dëshira juaj do të ishte të pushonit, por që rrethanat janë të tilla që do t’ju duhet të impenjoheni në maksimum për të përballuar një ditë të ngjeshur.

Bricjapi

As Mërkuri, as Afërdita e as Marsi që janë mbi kokën tuaj nuk kanë ndonjë “simpati të madhe” për ju, prandaj do të bëni si të bëni e ti zgjidhni vetë problemet tuaja. Mirë erosi.

Ujori

Ditë e mirë në planin profesional, por duket se do të jetë një ditë e jashtëzakonshme për atë sentimental. Mund të jetë ouverture e një love story mjaft interesante.

Peshqit

Pritet një ditë e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje, e cila do të jetë nën dominimin e Afërditës dhe Marsit. Nuk duhet të tregoheni indiferentë ndaj atyre që kanë nevojë për ju.

Share: