Home KRYESORE I rrethuar nga dhjetëra truproja, pamje nga vizita e patriarkut rus në...

I rrethuar nga dhjetëra truproja, pamje nga vizita e patriarkut rus në Tiranë

Pasi ka mbërrtitur në aeroportin e Rinasit patriarku rus Kirill, sot në orën 16:00 në kuadër të një vizite dy ditore në vendin tonë.

Patriarku ka mbërritur i rrethuar me forca të shumta sigurie, të cilët do të ruajnë atë gjatë aktivitetit të tij në Shqipëri.

Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë Patriarku rus ka mbajtur meshë në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

Gjatë qëndrimit të tij dy ditor do të takohet me kryepeshkopin Janullatos, por edhe me kreun e shtetit Ilir Meta dhe zyrtarë të tjerë të lartë në vendin tonë. Mësohet gjithashtu se gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Patriarku rus do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit në Durrës, por edhe qytetin e Beratit.

Share: