“Nëse evropianët kanë menduar se kanë pasur problem për shkak të një vendi si Siria me 20 milionë njerëz, pritni të shihni se çfarë do të ndodh tani kur do të destabilizohet rajoni me 500 milionë njerëz”, ka deklaruar udhëheqësi i Programit Botëror të Ushqimit (ËFP), organizatë kjo e Kombeve të Bashkuara, David Beasley për Guadian.
Udhëheqësit e ISIS-it po e braktisin Sirinë dhe në bashkëpunim me grupet ekstremiste nga Afrika po përpiqen të nxisin një valë të re të imigrimit në Evropë në të cilën do të infiltrohen edhe vet ata, thotë zyrtari i lartë i OKB.
Beasley thotë se si pjesëtarët e ISIS-it, të dëbuar nga Siria, po lidhen me ekstremistët në Afrikë dhe se mungesën e ushqimit do ta shfrytëzojnë si mjet për rekrutimin e anëtarëve të rinj, por edhe për migrimin e miliona afrikanëve nga Evropa. Veçanërisht theksohet rajoni Sahela, rripi kufitar i cili shkon buzë Saharës dhe savanës së Sudanit dhe në të cilin, në dymbëdhjetë shtete jetojnë mbi 500 milionë njerëz.
“Bashkësia ndërkombëtare, sidomos Evropa, ka marrë mësim nga faza e hershme e konfliktit sirian. Nëse nuk siguroni furnizimin me ushqim, do të ballafaqoheni me pasoja të papara. Kam biseduar me gra, jo vetëm në Siri, të cilat më kanë thënë “burri im nuk dëshironte t’i bashkohet ISIS-it, por nuk kemi pasur ushqim dhe zgjidhje. Kjo është strategjia e tyre”.
Për këtë Besley parasheh se do të pasojë një valë e re e imigracionit, porse këtë herë do të jetë shumë më e madhe.
“Nëse evropianët kanë menduar se kanë pasur problem për shkak të një vendi sikur Siria me 20 milionë njerëz, pritni të shihni se çfarë do të ndodh tani kur destabilizohet rajoni i gjerë i Sahelit. Këtu bashkësia evropiane dhe ajo ndërkombëtare duhet të zgjohet prej gjumit...
360grade.al