Home KRYESORE Karroca me kushineta dhe protesta e Kukesit!

Karroca me kushineta dhe protesta e Kukesit!

Nga Kastriot Kotoni

Ishte një ngjarje jo krejt e papritur protesta e qytetarëve të zonave tw Qarkut të Kukësit. Aluçinacionet e shumë liderëve të opozitës për të përfituar në mënyrë sa më të paskrupullt a thua se po ikte zogu nga dora, por krejt e kundërta është fakti.

Paralajmërimi për të rrëzuar qeverinë Rama janë të hershme dhe kjo ka lidhje direkte me reformën në drejtësi dhe me zgjedhjen e Prokurores te Përgjithshme te re të përkohshme. Dora e drejtësisë ka filluar të zgjatet tek disa dosje të fjetura apo të harruara në ndonjë cep të humbur të Prokurorisë.

A kanë protestuesit një të drejtë për të protestuar? Po kanë, si nuk kanë dhe jo vetëm të nxitur nga frymëzime partiake, po dhe pse jo dhe nga njerëz që s’e kanë për gjë që të përdorin turmat si mish për top. Djalë Tirane, i rritur mu bash në vendin më të bukur dhe më me hapësira rekreatuese, si lulishte e fusha sporti para çdo pallati, apo një Ekspozitë si ish-Eskspozita “Shqipëria Sot” ku kishte si rrallëkund një zhurmë kushinetash nga patinat ose karrocat me kushineta, sepse luhej hokej, apo garonim me karroca si sot “Formula Uno”.

Pllakat e trotuarit të Ekspozitës edhe të pallateve pas saj ishin nxitësit kryesor të zhurmave të llahtarshme. Banorët edhe pse shumë prej tyre ishin të afërmit tanë të shtrenjtë i duronin këto zhurma me shumë siklet, por edhe kur u sosej durimi lajmëronin policin e lagjes. Se e harrova, bëheshin mbledhje lagjeje e fronti për çdo familje që nuk mbante qëndrim ndaj fëmijës.

Thyheshin karrocat dhe patinat me kushineta e rifillonin lojrat e tjera me zënie zoqsh e pëllumbash, apo balona e pse jo dhe lojrat me shigjeta gati origjinale sa aksidentoheshin fëmijët, po edhe pse shumë zhurmë bënin lojrat me karbit si quheshin “Kanoçet” po edhe këto akoma më të rrezikshme për jetën e njeriut.

Po pse kishte dëshirë fëmija e asaj kohe ta trukonte lirinë, kur e dinte rrezikun për shëndetin, por edhe rrezikun e politizimit të lojrave amerikane si rregbi apo hokej me patina dhe lodra të tjera, ku i plotëfuqishmi të gjobiste, por dhe organizatat shoqërore fillonin me fletë-rrufetë në mes të qytetit.

Karrocat me kushineta sillnin një zhurmë shumë të madhe, por kërkonin më shumë se dy veta, sepse duheshin sprintjerë të vërtetë që të shtynin një karrocë si “Ferrarri”, kur një shoku im i ndjerë e bëri aq të ngjashme dhe po kaq komode sa fantazia e çdo inxhinieri do të dorëzohej.

Shoku kishte një familje të rreptë e cila nuk ia pranonte këtë karrocë magjike. Unë kisha ngritur parkingun e karrocave, pasi im atë më nxiste drejt zanatit të mekanikut edhe pse merrte vërejtje nga organizatat shoqërore. Ne sot kur i kujtojmë ato lodra e kuptojmë shqetësimin nga ndotja akustike, pse jo dhe shpërdorimin e trotuareve kur thyenim pllakat me ato të shkreta kushineta.

A ka ngjashmëri kjo analogji me protestuesit e “Rrugës së kombit”? Po ka, sepse këta më ngjajnë po kaq me çdo njeri, i cili kur koha të kalojë do ta ndjejë, se njëri prej tyre do duket sikur e nget karrocën vetë dhe e shtyjnë sprintierë opozitarë, por edhe si sprintierë që shtyjnë një karrocë pa timonierë të zotin, pse jo dhe nga ata që e kanë gropën përballë dhe nuk i thonë shtytësit se po gremisen së bashku, sidoqoftë të ketë qenë, me gëlqere apo dhe baltë, por më keq akoma me bojë që nuk lahet as me “detergjentet më të mirat e botës’’, sepse nuk ka sot njerëz qorra të cilët ti përdorësh si mish për top.

Karroca e fëmijërisë ishte për kushtet e asaj kohe. Sot ka dyqane për lojra fëmijësh shumë të qeta dhe paqësore ndryshe nga harqet me shtiza apo kanoçet me karbit.

Share: