Home KRYESORE Kryetari i Bashkisë së Kukësit thirrje policisë: Lironi qytetarët ndryshe nuk ka...

Kryetari i Bashkisë së Kukësit thirrje policisë: Lironi qytetarët ndryshe nuk ka takim me Ramën

Pas arrestimit të protestuesve në Kukës, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë Bashkim Shehu. Ai ka kërkuar lirimin e të arrestuarve, pasi në të kundërt nuk do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Shehut këtu nuk arrestohen trafikantët dhe kriminelët por hallexhinjtë. Ai ka dhënë mbështetje për protestën por është shprehur kundër dhunës. Në thirrjen e tij për kryeministrin ai ka kërkuar edhe një hetim asnjëanës.

Policia e Kukësit ka bërë publike listën e të ndaluarve, ndërsa është shprehur se janë ekzekutuar 23 urdhëra ndalimi me akuzat “Dhunë kundër policisë”, dhe “Shkatërrim prone”.

Share: