Kryeprokurorja Arta Marku u zgjodh ne forcën e kartonit të mazhorancës dhe kundër vullnetit të opozitës për të drejtuar organin e akuzës përkohësisht. Ajo është vënë disa here të qendër të akuzave të opozitës se po përdoret nga ata që e zgjodhën, mazhoranca në pushtet.
Por ka një zë nga e djathta që i del në krah Arta Markut. Ajo është ish-deputetja demokrate Albina Deda, e cila ka lidhje farefisnore me kryeprokuroren. Deda edhe pse tashmë jashtë parlamentit dhe jo aktive në jetën politike nuk heziton të sulmojë ish-kryeprokurin Llalla, duke u shprehur se nga varfanjak u kthye në miliarder.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Panorama” Albina Deda thotë: “Arta Marku ka ngjallur një shpresë në kënetën korruptive të organit të akuzës, i cili nga gardian i ligjit ishte shndërruar në ortak të krimit. Duroni dhe do shikoni se ku e kishin çuar Prokurorinë, Llalla, Fusha, Troci e të tjerë prokurorë që nga varfanjakë u shndërruan në grabitqarë e miliarderë”.
Po kështu ajo shprehet se Llalla paratë e pista po i përdor në media për të denigruar Arta Markun.
“Një pjesë të parave të pista, po i përdorin sot për të denigruar Arta Markun, e cila nuk ka asnjë tagër ligjor nga ato që e akuzojnë. Mos u habisni, se krimi e përdor dhe politikën. Por po afron dita e së vërtetës”, deklaron ish-deputetja demokrate./Opinion.al