Home Approccio Italo Albanese La scrittrice albanese Irma Kurti presenterà il romanzo: “In assenza di parole”...

La scrittrice albanese Irma Kurti presenterà il romanzo: “In assenza di parole” a bordo di “Una nave di libri per Barcellona”

La scrittrice albanese Irma Kurti dal 21 al 24 aprile sarà a bordo della Cruise Barcellona della Grimaldi Lines con altri scrittori, registi, attori italiani in viaggio verso Barcellona. Kurti presenterà il suo ultimo romanzo intitolato: “In assenza di parole”.

“Una Nave di libri per Barcellona” si organizza con l’iniziativa del giornale più importante letterario in Italia, Leggere:tutti. Ogni 23 Aprile, giorno di San Giorgio, si festeggia la Giornata Mondiale del Libro, detta anche Giornata del Libro e delle Rose, proclamata dall’Unesco nella data simbolica in cui ricorre l’anniversario della morte degli scrittori Miguel de Cervantes e Ëilliam Shakespeare.

La Festa è molto sentita in Catalogna: infatti in occasione della Giornata Mondiale del Libro, Barcellona si riempie di rose e libri, in una festa con poeti e scrittori che anima l’intera città. E’ usanza che in questo giorno gli uomini regalino una rosa alle donne e ne siano contraccambiati con un libro.

Shkrimtarja shqiptare Irma Kurti e ftuar në bordin e anijes për në Barcelonë

Do të prezantojë romanin në gjuhën italiane: “In assenza di parole”

Shkrimtarja shqiptare Irma Kurti është e ftuar në datat 21-24 prill në bordin e anijes Grimaldi Lines Cruise që do të udhëtojë për në Barcelonë bashkë me shkrimtarë të tjerë, regjizorë dhe aktorë italianë për të prezantuar romanin me titull “Në mungesë të fjalëve”.

“Una Nave di libri per Barcellona” (Një anije me libra për Barcelonë) organizohet me iniciativën e revistës më të madhe letrare në Itali, Leggere: tutti.

Çdo 23 prill, në ditën e San Giorgio-s, festohet Dita Botërore e Librit, e njohur edhe si “Dita e Librit dhe e Trëndafilave”, e shpallur nga UNESCO në datën simbolike në të cilën përkujtohet përvjetori i vdekjes së shkrimtarëve Miguel de Cervantes dhe Ëilliam Shakespeare. Festa është një traditë që ndiqet dhe pëlqehet në Katalonjë: me rastin e Ditës Botërore të Librit, Barcelona mbushet me trëndafila dhe libra, në një festë me poetë dhe shkrimtarë që gjallërojnë tërë qytetin. Është zakon që në këtë ditë burrat t’u dhurojnë grave një trëndafil dhe të marrin prej tyre një libër.

Gjatë udhëtimit vajtje-ardhje për në Barcelonë në Grimaldi Lines, do të ketë një program të pasur argëtimi me lexime, shfaqje teatrale, filma, debate në praninë e shkrimtarëve të famshëm dhe më tepër se kaq.

Autorë të njohur do të jenë të pranishëm në bord si  HYPERLINK “http://www.leggeretutti.net/site/haidar-hafez/” Haidar Hafez, Kandidat i çmimit Nobel për paqen; shkrimtarja  HYPERLINK “http://www.leggeretutti.net/site/cristina-caboni/” Cristina Caboni;  shkrimtari dhe politikani Mario Capanna, një nga zërat më të rëndësishme të poezisë bashkëkohore italiane  HYPERLINK “http://www.leggeretutti.net/site/claudio-damiani/” Claudio Damiani etj.

Share: