Home KRYESORE Lind fëmija me këmishë në Tiranë

Lind fëmija me këmishë në Tiranë

I lindur me këmishë nuk është vetëm një shprehje për të treguar fatin, por një fenomen që ndonëse i rrallë është real për disa bebe.

Një prej tyre është edhe fëmija i lindur dje në Tiranë në maternitetin “Koço Gliozheni”. Foton e tij e ka ndarë në facebook mjekja e njohur e këtij materniteti Anika Dokle.

Fëmijët e quajtur si të lindur me këmishë gjenden brenda qeskës amniotike dhe ky është një fenomen që ndodh 1 në 80 mijë lindje.

Share: