Nëpër media të ndryshme qarkullon lajmi se Mother Jones kishte denoncuar një tjetër lobim shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përfshihej Lëvizja Socialiste për Integrim.
Nuk ka vonuar shumë edhe një reagim nga zyra e shtypit të kësaj partie, e cila i ka cilësuar informacionet e publikuara në këtë revistë amerikane si mashtrime.
Ajo mbështetet fortë në këtë deklarim, duke thënë se përgjigjet e LSI-së nuk gjenden asgjëkundi të pasqyruara në këtë artikull, përgjigje të cilat iu dhanë gazetares së Mother Jones.
Në fund, deklarata për shtyp e LSI-së mbyllet me akuzën se i gjithë informacioni i publikuar në revistë është një lëvizje e mirëmenduar nga Edi Rama, dhe se për këtë arsye Lëvizja Socialiste për Integrim do të hedhë në gjyq Mother Jones.
Deklaratë për shtyp
Artikulli i MotherJones është manipulim, mashtrim, pa fakte dhe i shtrembëruar. Përgjigjet e LSI nuk u pasqyruan në këtë artikull. Zyra e Shtypit e LSI u kontaktua disa ditë më parë nga gazetarja e MotherJones. Disponojmë emailet dhe të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, të cilat po i vëmë në dispozicion të opinionit publik. MotherJones ose FatherSoros nuk i pasqyroi këto përgjigje në artikull.
Shtrojmë Pyetjen: Përse ka frikë MotherJones nga përgjigjet e LSI-së? Sa herë ka komunikuar MotherJones me Endri Fugën?
MotherJones tregoi që paguhet me paratë e drogës dhe krimit të organizuar të Edi Ramës. Ky artikull i MotherJones nuk mund ta fshehë dot dështimin e Edi Ramës sot në Gjermani.
Zyra e Shtypit e LSI bën të ditur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të hedhë në gjyq MotherJones për shpifje.
Zyra e Shtypit LSI