Home KRYESORE LSI: Do të bllokojmë ministrat dhe kryeministrin të hyjnë në zyra

LSI: Do të bllokojmë ministrat dhe kryeministrin të hyjnë në zyra

Lufta politike po ashpërsohet mes opozitës dhe mazhorancës. Përplasja e këtyre ditëve në Rrugën e Kombit, në Ballsh dhe në bllokimin e akseve kryesore të autostradave do të sjellë një javë tjetër më radikale. Burime të besuara tregojnë se ditën e martë do bllokohet Shqipëria nga opozita, duke sjellë asfiksim të qeverisjes. Po kështu një pjesë të skenarit e zbulon edhe deputetja e LSI.

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është shprehur se hapi i radhës së mosbindjes civile do të jetë bllokimi i Kryeministrisë dhe deputetëve të mazhorancës për të mos hyrë në Kuvend.

“Protestën e drejtojnë qytetarët, ndërsa opozita është një mbështetëse e tyre, jo si politikanë, por për t’i mbrojtur nga kryeministri Rama dhe burgosjet në mes të natës. Opozita do e largojë Ramën me luftë, por jo me luftë të mirëfilltë, por duke bllokuar ministrat për të mos hyrë në kuvend. Bllokimi i kryeministrisë do të jetë hapi i radhës.

Në radhët e mazhorancës ka të ndershëm, punëtorë, jo të gjithë janë të nënshtruar të Edi Ramës, ka njerëz seriozë dhe të përkushtuar në punë, por mesa duket frika dhe trysnia ndaj tyre është shumë e madhe ndaj nuk pati një hap të rëndësishëm nga Byroja e Kuvendit për largimin e Edi Ramës”, tha Mehmetaj studion e “Report Tv”.

Situata politike po merr si shkrepse në një terren benzinor. Nga mazhoranca janë përgatitur për të organizuar një miting të madh solidarizues ndaj kryeministrit, çka mundet të sjellë përplasje turmash. Opozita duket e vendosur për tu përballur këtë radhë me qeverinë, duke mos pranuar asnjë pazar, si dikur kur me 18 maj 2017 PD-ja u dorëzua para një marrëveshje-pazar, nga ky doli e dërmuar në elektorat, aqsa PD nuk mori deputetë as sa në vitin 2013.

PD-LSI nuk tërhiqen deri në përballje fizike me mazhorancën, tregojnë në selinë e LSI.

Share: